Super Shaqa gol dhe asiste për finale

Bayern Munich ka arritur edhe një sukses në këtë sezon. Disa ditë pasi u shpallën edhe matematikisht kampion të Bundesligas gjermane, bavarezët me fitoren prej 6:1 kundër Wolfsburg, kanë siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë. 

Seria e golave të bavarezëve filloi me kundërsulmin e filluar nga Shaqiri i cili pasoi te Robben, e ky për të asistuar te Mario Manxhukiç i cili e filoi goleadën. Mesfushori shqiptar ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë, pas asistimit të tij, holandezi Robben dyfishoi avantazhin.

Pa përfunduar pjesa e parë, Diego Ribas ngushtoi rezultatin. Pjesa e dytë filloi furishëm dhe pas një gjuajtje të lirë nga Mueller dhe Robben, topi arrin te Xherdan Shaqiri, i cili gjen rrjetin. Mario Gomez i cili hyri në lojë si zëvendësues i Manxhukiçit shënoi 3 gola. Bayern Munichu që e ka fituar 15 herë këtë trofe, në finale do të përballet me fituesin e duelit në mes të Stuttgartit dhe Freiburgut.

Lajme të ngjashme

Back to top button