Tiranë, të shtëna me armë tek Liqeni Artificial, plagoset rëndë biznesmeni

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 20:05 tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë. I plagosur është  një biznesmeni, i cili është edhe pronari i një firme ndërtiimi.

Mësohet se autori është një djalë rreth 25-vjeç, i cili ka qëlluar ndaj  biznesmenit me inicialet L. Koka 35 vjeç, kur ishte i ulur në bar kafe në hyrje të Liqenit Artificial. 

Autori më pas u largua drejt Kodrave të Liqenit. Dëshmitarët thonë se ai ishte veshur me tuta sporti dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, mësohet nga forcat blu se biznesmeni është qëlluar me katër plumba. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë. Mjekët thonë se ai ka rënë në koma. 

Bashkë me të është plagosur edhe një person tjetër. Mësohet se në momentin e ngjarjes, biznesmeni ishte i shoqëruar nga fëmijët e tij. 

Strukturat e policisë si dhe të krimeve të rënda janë vënë në lëvizje për kapjen e autorit, ndërkohë që janë ndritur patrulla në zonëne Selitës, Petrelës dhe Saukut.

Efektivat blu kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, punonjësve të lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të biznesmenit. 

Pista kryesore e hetimit lidhet me punën dhe mosmarrëveshjet që i plagosuri mund të ketë për shkak të punës që kryente dhe statusit të tij./Top Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button