Zjarri në transformatorin e REK Manastir është shkaktuar nga tensioni i lartë i rrymës

Ekspertët nga REK Manastir, me mbështetjen e kolegëve të MEPSO-s dhe EVN-së në Maqedoni, si dhe ekspertë nga Fakultetet teknike në Manastir dhe Shkup, janë duke punuar intensivisht në riparimin e bllokut 3 që u dëmtua nga zjarri të premten e kaluar, njoftoi ShA EMV, transmeton Portalb.mk.

“Gjetjet fillestare, jozyrtare tregojnë se zjarri është shkaktuar nga tensioni i lartë që ka arritur në transformator përmes sistemit elektroenergjetik”, thonë nga EMV.

Drejtori i përgjithshëm i ShA EMV, Vasko Kovaçevski dhe drejtori i prodhimit të ASh EMV, Bllagojçe Trpovski gjatë vizitës në REK Manastir paralajmëruan formimin e një ekipi ekspertësh të kompanive energjetike që do të definojnë hapat për parandalimin e dukurive të ngjashme në të ardhmen.

Në REK Manastirë vazhdojnë aktivitetet përfundimtare për rrumbullakësimin e procesit të të ashtuquajturit kujdesi i Bllokut 2, i cili duhet të vihet në funksion të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button