Atë që kërkojnë serbët në Kosovë, të vlejë edhe për shqiptarët në Serbi

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer ka thënë se Serbia ka pretendime ndaj tërë Kosovës, e jo ndaj një pjesë të saj, por ai i ka sugjeruar palës Kosovës që të kërkojnë nga shteti serb aq të drejta sa kanë serbët në Kosovë, të kenë edhe shqiptarët në Serbi.
Madje ai mendon që ky dialog që po zhvillohet i ngutet më shumë Serbisë sesa Kosovës për të marr Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

“Kosova ka të drejtë që t’i kërkojë tri gjëra: që, çdo marrëveshje të jetë në pajtim me marrëveshjen e Ahtisarit, çdo gjë që do që të fitojnë serbët në Kosovë, duhet të vlejnë edhe për shqiptarët etnikë në Serbi, që asgjë të mos e pengojë përparimin e Kosovës kah anëtarësimi në BE”, është shprehur Serwer në një intervistë për “Kosova Sot”, transmeton KP.

Server ka shtuar se Serbisë po i ngutet për lansimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Për mua është e qartë se nevoja e Serbisë është më urgjente. Nuk mendoj se lansimi i negociatave për MSA-në ta ketë rëndësinë e njëjtë në Kosovë, sikur që e ka lansimi i negociatave për anëtarësim në Serbi”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button