Pendarovski: Bashkësia ndërkombëtare shumë e befasuar nga dorëheqja e paralajmëruar e Zaevit
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski deklaroi se dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev ka qenë befasi e madhe për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak se ai viteve të kaluara ka qenë i praniar tejet pozitivisht, njofton Portalb.
“Tani do t’i lejojë vetes pak diskrecion, kisha takime të shkurtra. Por kancelarja gjermane disa herë më pyeti për motivet e dorëheqjes, se nëse ju mendoni se ky ishte hapi i vërtetë. Përgjigja ime, këtë ia transmetova edhe Zaevit pas kthimit, thash kuptohet se jo. Kuptohet që jo. Për shkak të humbjes së njëm dy, tre, pesë ose dhjetë komunave, për shkak të humbjes së zgjedhjeve lokale, pavarësisht se çfarë keni premtuar paraprakisht kjo është një nivel tjetër në politikë. ju e udhëhiqni shtetin. Keni mandat prej katër viteve, legjitimisht i marrë dhe nuk mundeni që në gjysmë të atij mandati të thoni, për shkak të Shkupit, Prilepit, Kumanovës etj, unë largohem”, tha Pendarovski në intervistë në TV21.
Këtë pyetje, sipas shefit të shtetit, ia kanë parashtruar edhe shumë funksionarë të tjerë, si sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s jashtë karakterit të tij ta quaj, skandinavik, dy herë ma ka parashtruar të njëjtën pyetje për një orë, një orë e gjysmë, për shkak se ishim në njërën nga ato para-hapësirat në të cilat përgatitemi për sesionet dhe vazhdimisht më pyeste, pse? I thashë, nuk është keq të dëgjohesh me Zaevin drejtpërdrejt të të shpjegojë, kështuqë befasia ishte e madhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak se e dini se viteve të kaluara, Zaevi ishte i praniar tejet pozitivisht pozitivisht nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare”, theksoi Pendarovski.
- LEXO: Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë për votë mosbesimi ndaj Qeverisë
- LEXO: LSDM humbi Shkupin, Zoran Zaevi dha dorëheqje (VIDEO)
- LEXO: Dyshimet rreth dorëheqjes së Zaevit
- LEXO: Zaevi e pagoi çekun e zgjedhjeve, Ahmeti e humbi qytetin e selisë së partisë
- LEXO: RMV, paqartësi për situatën politike, s’ka as dorëheqje të Zaevit, as shumicë të re parlamentare
- LEXO: Zaev ftoi në konsultim partnerët e koalicionit
- LEXO: Zaev: Thashë se do të qëndroj për të ruajtur shumicën, pres që e njëjta të stabilizohet