(Foto) Labënishti uron Selën për fitoren, premton mbështetje

Kandidati i BDI-së, në garën për kreun e Komunës së Strugës, Arben Labënishti në një takim të drejtpërdrejt mbrëmë pasi shpalljes së rezultateve nga qendrat e votimit,  i uroi fitoren Ziadin Selës, kandidatit të PDSH-së, dhe i shprehu mbështetjen  në raundin e dytë.

Labënishti, dhe Sela bashkëbiseduan për më shumë se dhjetë minuta në një frymë shumë miqësore, dhe relaksuese .

Labënishti, pasi e uroi për fitoren e porositi Selën që të mundohet që Strugën në katërvjecarin e ardhshëm ta drejtoj në drejtimin e duhur dhe në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë, nga ana e tij Ziadin Sela e falenderoi Labënishtin për mbështejen që i ofron në raundin e dytë si dhe për nivelin dhe kulturën e treguar gjatë fushatës nga ana e tij.Në raundin e dytë në Strugë do të përballen kandidati i PDSH-së Ziadin Sela si dhe ai VMRO-së Vllado Kocoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button