Gruevski: Fituan veprat, fitoi VMRO

Në Republikën e Maqedonisë u organizuan zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, të cilat janë para se gjithash fitore e të gjithë qytetarëve dhe shtetit të Maqedonisë. Fitoi Maqedonia, fitoi VMRO-DPMNE, fituan veprat. 

Këtë e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën e mbrëmshe për shtyp në sjtabin e të partisë në të cilën shpalli se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi votëbesim të madhe nga qytetarët dhe fitore të bindshme.

Ai mes tjerash tha se pa marrë parasysh se çfarë rezultati del në Kërçovë dhe Strugë, ai nuk do të humbas shpresë dhe nuk do të lëne pas dore këta vende sepse sipas tin ” Kërçova dhe Struga janë tonat”.

“Fitorja është edhe mbi pritjet tona paraprake. Ajo është edhe më e madhe se ajo që kemi pritur”, theksoi Gruvski dhe shtoi se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni kanë fituar në të paktën 255 komuna, ndërsa në 32 janë në epërsi. 

Sipas Gruevskit zgjedhjet janë edhe një test i dhënë i Maqedonisë demokratike dhe edhe një plus i madh për integrimin evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button