Nga mëngjesi i sotëm REK Manastiri nuk prodhon rrymë – të dy blloqet janë ndërprerë

Nga mëngjesi i sotëm REK Manastiri nuk prodhon rrymë, të dy blloqet janë në ndërprerje, mëson Telma nga burime në ShA EMV. Kjo do të thotë se Maqedonia harxhon energji elektrike nga rrjeti i transmisionit, për çka tashmë ka marrë disa paralajmërime nga Rrjeti Evropian i Energjisë, transmeton Portalb.mk.

Dy ditë më parë në REK Manastir ka shpërthyer zjarr, i cili ka shkaktuar dëme të serioze në transformatorin e bllokut 3, ndërsa përmes një komunikate nga ShA EMV njoftuan se thuhet për prodhimin e energjisë elektrike nuk do të përdoret Blloku 3, por do të punohet më shpejt për rifillimin e bllokut 2 në REK .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button