Si do të mundet digjitalizimi të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit rajonal, theksoi Dimitrov nga “Open Ballkan” në Beograd

Nikolla Dimitrov do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në takimin e radhës së “Open Ballkan” që do të mbahet në Beograd, ndërsa tema kryesore e takimit pritet të jetë digjitalizimi, transmeton Portalb.mk.

“Unë vi mbi të gjitha me mesazhin se bashkëpunimi rajonal është një tregim absolut evropian, se duam të vazhdojmë ta thellojmë. Japim një segment të rëndësishëm nesër – si mundet digjitalizimi të na ndihmojë të përshpejtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Dimitrov nga Serbia, duke paralajmëruar takime me kryetarin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dimitrov, si zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, është duke e përfaqësuar vendin në këtë nismë rajonale e njohur fillimisht si Shengeni Ballkanik, për të vazhduar pastaj me emrin “Open Ballkan”.

Ai theksoi që përmes prezencës së tyre në këtë takim, përkundër jostabilitetit politik në vend, po dëshmojnë se vendi është i përkushtuar për këtë nismë, gjegjësisht për “Ballkanin Evropian”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button