Ideja evropiane parandalon nacionalizmin ballkanik

Ideja evropiane nuk është vetëm mundësi për të udhëtuar lirshëm dhe për ndihmë ekonomike, por është ide që përfaqëson paqe dhe stabilitet. Një numër i madh i popullatës të Ballkanit perëndimore nuk e percepton Bashkimin Evropian në këtë mënyrë. Për këtë arsye ekziston nevoja për përhapje më të madhe të idesë së këtillë të Bashkimit Evropian posaçërisht sepse për shumë shoqëri në këtë regjion “Plani B” është ri-kthimi i idesë për shtete-kombëtare “të mëdha”.

Është kjo një ndër konkluzat e konferencës “Përmirësimi i Perspektivës Evropiane për Rajonin” e cila u mbajt në Prishtinë dy ditët e fundit. 

Ministrja e Integrimeve të Kosovës, Vlora Çitaku u tha të pranishmëve se Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë, u ka thënë se ndoshta kjo edhe mund t’u duket e çuditshme por që është realitet.

“Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë, besoni apo jo. Ne dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona sepse kjo është mira e popujve të të dyja vendeve. Normalizimi i marrëdhënieve tona gjithashtu do të kontribuonte për paqe dhe bashkëpunim rajonal”, tha ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku në këtë konferencë.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të Chevening Alumni nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Rumani, Serbia dhe Sllovakia. Rrejt ky të cilit do i bashkëngjiten edhe përfaqësuesit kosovarë të Chevening Alumni.

Dijetarët e programit Chevening vijnë nga 116 vende të ndryshme të botës dhe këtë vit në mbarë botën ky program do të përkrah rreth 700 persona. Përndryshe, sot në mbarë botën ekziston rrjeti i Chevening me 41 mijë anëtarë të Alumni, që konsiderohet një rrjet ne ndikim global.

Myrna MacGregor nga Ambasada Britanike ka thënë se kjo konferencë mund të shërbejë që të gjithë të shohin situatën nga afër, të shohin përparimet e deritanishme, ngase sipas saj deri më tash situata në Kosovë është shikuar nga vetëm një kënd.

“Unë mendoj se njëra nga gjërat që mund ta merrni nga ky debat është një pamje më realiste për një afat kohor, kriteret dhe përparimet sepse unë mendojë që definitivisht është një perceptim për një situatë sikur gjërat sillen vetëm rreth këndi”, ka thënë ajo.

Programi i bursave Chevening është program global i Qeverisë Britanike, i cili financon studime post-diplomatike në universitetet më prestigjioze britanike, studentëve me potencial të lidershipit në mbarë botën.  /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button