Rrogat e arsimtarëve nuk rriten për shkak Kuvendit, vlerësojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e fajësoi Kuvendin për pamundësinë e rritjes së rrogave në arsim, duke theksuar se bllokimi i Ligjit për rritjet e rrogave në vazhdimësi është bllokuar në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“I bëjmë thirrje mësimdhënësve dhe Plenumit të mësimdhënësve që kërkesën për rritje të rrogave ta adresojë deri te deputetët e Kuvendit të RMV-së, ku me muaj është bllokuar propozimi i ligjit me të cilin sigurohet rritje në vazhdimësi e rrogës së mësimdhënësve”, deklarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar se është bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Propozimet e dorëzuara në Kuvend janë pjesë e propozim-ndryshimeve të Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në arsimin fillor dhe të mesëm, ku rekomandohet rritja e rrogës në raport me rritjen e rrogës minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button