Maqedonia sonte fik dritat! (VIDEO)

Maqedonia për të katërtin vit me radhë është pjesë e aksionit më të madh vullnetar botëror “Ora e planetit Tokë” (Earth Hour) në të cilën këtë vit janë inkuadruar mbi 150 shtete dhe më shumë se 7.000 qytete, mes të cilave edhe Shkupi.

Sot në ora 20:30 ndriçimi do të fiket për një orë në njëqind vende në mbarë botën, mes të cilave edhe Opera në Sidney-t,  Kulla e Eiffel-it në Paris, Empire State Building në New York
.
Ndërsa në Shkup kjo do të ndodh në ambientet e punës dhe të gjitha reklamat ndriçuese të Vip, e deri te të gjitha parqet e mëdha në komunën Aerodrom.

Ngjarja, që këtë vit mbahet me moton “Së bashku mundemi ta gjejmë fuqinë që të shndërrojmë inspirimin prej një ore në aksion për një orë”, ka për qëllim që ta tërheq vëmendjen drejt luftës kundër ngrohjes globale.

Gjithashtu, përfshihet edhe Kryqi e Kuq i Republikës së Maqedonisë, i cili përmes organizatave të veta komunale do ta zgjerojë aksionin në mbarë vendin.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila e mbështet këtë aksion botëror, krahas amvisërive, u bën thirrje që të kyçen të gjitha konsumatorët tjerë të energjisë elektrike, të cilat punojnë në orët e mbrëmjes si sektori i biznesit dhe të tjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button