Denonconi shkeljet zgjedhore përmes linjës falas telefonike

Sot në zyrën e Avokatit të Popullit në periudhën prej orës 7 deri në orën 18 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore.

Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip sot janë të hapura me qëllim që gjatë procesit zgjedhor, qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Avokati i popullit komunikoi se qytetarët mund të drejtohen personalisht në zyrat, por edhe në linjën falas të telefonit 0800 54321, si dh në numrat: 

Shkup 02 3129-335,
Manastir 047 242-310,
Kërçovë 045 228-586,
Kumanovë 031 431-448,
Strumicë 034 329-995, 
Tetovë 044 344-081
Shtip 032 389-701
 

Lajme të ngjashme

Back to top button