Pacolli paralajmëron ikjen nga qeveria?

Përmes deklaratave kritike ndaj Qeverisë, duket se po paralajmëron daljen në opozitë. Behgjet Pacolli po vazhdon të lëshojë akuza në drejtim të Qeverisë, pjesë e së cilës u bë në dimrin e vitit 2011.

Përpos akuzave se edhe për një letërnjoftim duhet të korruptohesh, Pacolli herën e fundit ka thënë se qeveria po i mashtron qytetarët. Por, a është ky hapi i njëjtë si i LDK-së, kur e kishte braktisur qeverinë në tetor të vitit 2010 dhe kishte kaluar në anën e opozitës? Zyrtarët e AKR-së nuk kanë dhënë përgjigje nëse kreu i tyre po përgatitet për ri-pozicionim në skenën politike.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e z. Pacollit. Është mirë drejtpërdrejt prej tij të merren qëndrimet e tij. Çfarëdo që të them mund të gaboj, sepse nuk mund t’i interpretoj deklaratat e tij”, ka thënë Ibrahim Makolli, zyrtar i lartë i kësaj partie dhe njëherësh Ministër i Diasporës. Qëndrimet e Pacollit nuk janë komentuar as në PDK. /SotNews

Lajme të ngjashme

Back to top button