BDI, përmbylli fushatën zgjedhore në Tetovë

Bashkimi Demokrarik për integrim, me tubimin e sotëm qendror në Tetovë mbylli fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 Marsit.

Ali ahmeti para të pranishmive tha se BDI ka bërë zgjidhjen, ka bërë ofertën për njeriun që në të gjitha sferat ku është angazhuar, është kthyer ballëlartë, është kthyer me suksese nga të gjitha punët që ka marrë përsipër.

“Ne, punojmë që njerëzit të mos zhgënjehen dhe këtë në sukses deri më tani e kemi përballuar, jo dhe pa vështirësi, por punët e mëdha duan njerëz të guximshëm dhe ai guxim kurrë nuk iu ka munguar ekipit të BDI-së. 24 marsi nga të gjithë ju shtabet prezentë që jeni, që me kryesuesin e këshillit Xhevat Ademi, dhe të gjithë këshilltarët lokalë, pritet të kontribuoni dhe të punoni për një proces të lirshëm dhe pa frikë, sepse kjo është motoja, populli të votojë lirshëm, sepse nuk ka përse të frikësohemi, për kandidatët që i kemi, kandidatët nga më të mirët, duke filluar që nga struga deri në Likovë” tha Ali Ahmeti.

Kandidatja për kryetare të Tetovës Teuta Arifi, vlerësoi se tetovarët kanë fuqi për të ngjallur Tetovën, ajo meriton të shkëlqejë dhe një qeverisje ndryshe. “Çka do të thotë të jesh tetovare, ajo se si i rezistohet denjësisht dhunës, shpërnguljeve të dikurshme, ajo që të kesh hoxhallarë patriotë që nxirrnin flamujt kombëtarë nëpër minaret e xhamive në këtë shesh për flamur dhe Kalaja të qendëresave në këtë qytet… 

Unë jam tetovare, përkulem para Zotit që është një, puth duart e prindërve të mi dhe besoj në të mirën e këtij qyteti dhe bujarinë e këtyre qytetarëve. Përgjegjëisnë më të madhe e kam para Zotit dhe për katër vite Tetova do të shkëlqejë. Nuk kam fjalë përçmuese dhe nëçmuese ndaj tjerëve se ju e meritoni më shumë, ajo ka nevojë për të ardhme më ndryshedhe risi, ta ndërojmë të ardhmen tonë dhe vetëm duke punuar hallall që kjo do jetë edhe shenja e votimit tonë në këtë qytet”, tha Arifi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button