Tentohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve shqipëtarë

Agjencia për fluturime civile ka refuzuar kërkesat e “Er Bukuresht” dhe Enter er” për realizimin e fluturimeve çarter për nesër dhe pasnesër në relacionin Bazel-Ohër.

Nga 15 fluturimet e paralajmëruara, do të realizohen vetëm 8 prej tyre. Pëlqimi është dhënë për një udhëtim të ‘Edelvajs” për 24 mars, Cyrih-Shkup-Cyrih me 168 udhëtarë dhe shtatë udhëtime të “Helvetik” për Ohër.

Nëse merret parasysh që mesatarisht fluturimet çarter marrin prej 100 deri në 200 udhëtarë, atëherë mund të supozohet që në 23 dhe 24 mars në shtet do të udhëtojnë në vend se 2500, rreth 1500 udhëtarë. Në këtë numër sërish hyjnë pasagjerët që do të udhëtojnë me linjat e rregullta deri në Shkup dhe në Ohër, por gjithashtu supozohet që nuk do të jetë numri i vogël edhe i atyre që do të fluturojnë edhe në aeroportin e Prishtinës. 

Këtyre ditëve nga Cyrihu dhe Bazeli në Shkup udhëtojnë nga një aeroplan i linjës së rregullt. Të dielën, sërish, nga Cyrihu në Shkup udhëtojnë dy aeroplanë të rregullt, ndërsa në Aeroportin e Prishtinës çdo ditë fluturojnë nga tre aeroplanë nga Cyrihu, një nga Gjeneva, Bazeli dhe Berni, dhe nga një prej Frankfurtit dhe Vjenës.

Lajme të ngjashme

Back to top button