CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 15

Monitorimi i OJQ “Civil” i rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15 tregon për disa parregullësi, njofton Portalb.mk.

Në vijim është raporti i “Civil” pa ndërhyrje të redaksisë:

Presion mbi vëzhguesit e CIVIL-it 

Kumanovë, Shkolla fillore “11 Tetori”, VV 1026/1, Vëzhguesit të Civilit, nga Kryetarja e BZ-së me iniciale V.T. i është shkruar në FB, ishte i kërkuar etj., sepse ai ka informuar se presidentja kishte fotografuar një votues më herët.

Gjorçe Petrov, Shkolla fillore “Joakim Kërçovski”, VV 2589, Vëzhgues i Civil-it ka kundërshtim ndaj BZ-së për shkak se autorizimet nuk kanë numër regjistri, dhe distinktivi nuk ka emër dhe mbiemër etj.

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919, Personi i paautorizuar ka tentuar të identifikojë vëzhguesin e Civil-it. Ky person i panjohur dhe pa autorizim dhe distinktiv, i paautorizuar ka dashur të identifikojë vëzhguesin.

Makedonska Kamenica, Shkolla fillore – f. Moshticë, VV 0614, Në oborrin e shkollës ku ndodhet ky vendvotim, vëzhguesi është identifikuar pa nevojë nga një pjesëtar i MPB-së.

Presion mbi organet zgjedhore 

Kumanovë, Shkolla fillore “11 Tetori”, VV 1026/1 Në vendvotim i janë kërcënuar Marija Petrushevës, vëzhguese përfaqësuese nga Bordi zgjedhor, gjë që rrezikon monitorimin.

Agjitacion, pjesëmarrje e organizuar në votime, kërcënime ndaj votuesve 

Gazi Babë, Shtabi i LSDM-së – në lagjen Çento, Vërehet se ish-Kryetari i komunës i jep para një personi dhe e thotë që t’i transportojë disa persona atje ku duhet të votojnë.

Kërçovë, Çerdhe, VV 0834/1, 0835 dhe 0834, Në oborrin e çerdhes Pavlina Veljanovska ka qenë një person i cili regjistron në listë personat që vijnë në votim, vëzhguesi ka kërkuar nga policia që të regjistrohet personi.

Kumanovë, NP Ujësjellës, VV 1015, Në hyrje të ujësjellësit janë ngjitur listat nga raundi i parë dhe është rrethuar numri 12 dhe pranë tij është ngjitur lista nga raundi i dytë i ri me Kryetarë komunash.

Tejkalimi i kompetencave të vëzhguesve partiakë 

Novo Sellë, VV 1786, Një vëzhgues i një partie politike brenda vendvotimit ka biseduar me dikë në telefon dhe në bisedë i ka thënë dikujt: “ti dhe motra të vini të votoni”

Kumanovë, Shkolla fillore “Naim Frashëri”, VV 1031, Vëzhguesit partiakë të partisë politike (BDI) kundërshtojnë dhe reagojnë verbalisht pse nuk lejohen të vëzhgojnë. BZ vepron drejt duke mos i lejuar, sepse në raundin e dytë nuk mund të autorizohen përfaqësues të bartësve të listave, sepse nuk marrin pjesë, dmth. nuk kanë listën e tyre në raundin e dytë.

Çair, VV 2873, 2873/1, Vëzhguesit e partisë mbanin stilolapsa me shenja partiake

Shkelje e fshehtësisë së votimit 

Koçani, Kopshti “Pavlinka Veljanova”, VV 0835, Votuesi pasi ka kryer votimin para se ta vendosë fletvotimin në kutinë e votimit, duke e treguar publikisht ate, ka thënë për cilën parti ka votuar, pas së cilës e ka lëshuar fletën e votimit. Ngjarja është regjistruar në procesverbal.

Kisella Voda, Shkolla fillore “Krume Kepeski”, VV 2770, Lexim i emrit dhe mbiemrit te votuesve.

Kërçovë, Shkolla fillore “Sande Shterjovski”, VV 0750, Emrat e votuesve shqiptohen me zë, dhomë e vogël me një ekran të vendosur.

Shkelja e të drejtës së votës 

Manastir, Shkolla fillore “Gjorgji Sugarev”,  VV 0089, Anëtarët e BZ-së nuk i dinë rregullat zgjedhore për votimin me asistencë. Personat analfabetë, që kanë tre XXX në letërnjoftim në vend të nënshkrimit të tyre, nuk lejohen të votojnë me shoqërimin që kanë, gjë që bie ndesh me rregulloren zgjedhore. Votuesi që nuk di shkrim-lexim dhe për të cilin është shënuar në letërnjoftim, ka të drejtën e plotë të votojë me ndihmën e shoqërimit që ka sjellë dhe anëtarët e BZ-së nuk duhet të jenë ata që do ta ndihmojnë, as nuk mund të jetë dikush nga radhët e votuesve të rastësishëm.

Shkelje e protokolleve kundër KOVID 

Manastir, Shkolla fillore “Dame Gruev”, VV 0032, 0032 dhe 0033 janë dy vendvotime të vendosura në të njëjtën dhomë dhe kjo është e kundërligjshme sipas protokolleve kundër Kovid që janë në vend.

Ndihmë gjatë votimit, votim për tjetër, votim familjar 

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919/1, Votim në grup

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919/1, Votim në grup dhe votim familjar, katër votues u lejuan të votojnë prapa një ekrani në të njëjtën kohë.

Kumanovë, NP Ujësjellës, VV 1017/1, Një burrë tha se nuk mund të votonte i vetëm dhe se duhej të shoqërohej, BZ tha se ishte në rregull dhe i dha dy fletë votimi edhe votuesit edhe përcjellësit dhe së bashku votuan prapa ekranit të njëjtë

Kumanovë, Shkolla fillore “Naim Frashëri”, VV 1042, Votimi familjar – burri dhe gruaja lejohen të votojnë së bashku

Probleme me SG 

Qendër, Shkolla fillore “Kole Nedellkovski”, VV 2867/1, Votimi nuk ka filluar për shkak të mosfunksionimit të skenerit të gjurmëve, ka 3 orë vonesë.

Paaksesueshmëri, shkelje e të drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuar 

Demir Kapija, Shkolla fillore – f. Barovë, VV 1248, Ekrani i tretë për votim të personave me aftësi të kufizuara fizike ishte vendosur në dritare si mbrojtje nga dielli. Kreative, por jashtëzakonisht jokorrekt nga BZ-ja specifike.

Aerodrom, Shkolla fillore “Gjorgjija Pulevski”, VV 2692, Dera hyrëse dhe dalëse e objektit ku ndodhet rampa për personat me aftësi të kufizuara është mbyllur dhe votuesit detyrohen të qarkullojnë dhe të hyjnë përmes hyrjes me shkallë, e cila nuk është e përshtatshme për ta.

Aerodrom, Shkolla fillore “Goce Dellçev”, vendvotimet 2725 dhe 2726, Në vendvotime ka ekrane për votim për personat me aftësi të kufizuara, por nuk ka qasje për karrocë.

Aerodrom, Shkolla fillore “Goce Dellçev”, Vendvotimet 2730, 27301/1 dhe 2731 në të njëjtën shkollë janë të vendosura në katin e parë dhe nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara.

 Parregullsi tjera 

Rankoc, Shkolla fillore – f. Otoshnicë, VV 0986, Kushtet e punës së BZ-së dhe ushtrimi i të drejtës së votës nga votuesit janë nën standard. Qasja në shkollë është shumë e vështirë, dhe brenda janë pa ujë dhe energji elektrike.

Gjorçe Petrov, objekti i Komunës, VV 2569, Dhoma është shumë e vogël dhe në këtë vendvotim nuk mund të respektohen protokollet kundër Kovid dhe të kryhet si duhet misioni i vëzhguesve.

Çair, Shkolla fillore “Ismail Qemali”, VV 2940, anëtarët e BZ-së nuk mbajnë distinktivë identifikimi.

Butel, Shkolla fillore „Petar Zdravkovski – Penko”, VV 2919, Në këtë vendvotim ka kuti me etiketë për zgjedhjen e Kryetarit të komunës së Butelit dhe ato zgjedhje janë përfunduar në raundin e parë. Nuk ka etiketë për zgjedhjen e Kryetarit të Qytetit Shkup.

Manastir, Shkolla fillore “Dame Gruev”, VV 0029, Pirja e cigares në vendvotim nga anëtari i BZ-së.

Interesante:

Ohër, Shkolla fillore f. Leskoec, VV 1307, Votuesi këndoi këngë popullore, foli fjalë të turpshme.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button