Strugë, Policia dënon aktivistët e PDSH-së, reagon Sela

Tetë aktivistë të PDSH-së janë marrë sot në pyetje dhe janë dënuar në stacionin policor në Strugë, rast ky që ka ngjallur reagimin e shtabit të PDSH-së në Strugë madje edhe të vetë kandidatit të kësaj partie për Strugën, Ziadin Sela, i cili menjëherë shkoi në stacionin policor të Strugës për tu interesuar për rastin në fjalë.

Rastin e konfirmon edhe SPB Ohër.

“Pas një zënke verbale mes disa personave në fshatin Dollogozhdë, në stacioin policor në Strugë është lajmëruar rasti, si shkas i së cilit janë marrë në pyetje tetë persona, gjashtë prej të cilëve u është shqiptuar dënim në vlerë prej 100 euro në kundërvlerë me denarë. Personave në fjalë u është dhënë fleturdhëresë për pagesën e dënimit dhe nëse i njëjti nuk paguhet brenda tetë ditëve ndaj personave do të ngrihet padi për kundërvajtje” konfirmojnë nga SPB Ohër.

Kanididati i PDSH-së për Strugën, Ziadin Sela ka theksuar se ky është një provokim i qëllimshëm që policia dhe shteti ka filluar të bëjë që pas tubimit të PDSH-së në Strugë. Sela potencoi se kjo është e pa tolerueshme kur në vend të atyre që kanë gjuajtur me kallashnikov dhe pistoleta dhe kanë prishur qetësinë e banorëve të Dollogozhdës në mesnatë, dënohen dhe kërcënohen aktivistët e ri të PDSH-së të cilët nuk kanë shkaktuar asnjë incident.

“Është fare e pakuptimtë për mua te merren ne pyetje aktivistët ne lidhje me gjoja ndonjë  incident. E para punës njëherë është se, përgjegjësi për këtë duhet të mbajë ai i cili shkon në mesnatë në fshat dhe shqetëson qytetarët madje edhe me gjuajtje e me kallashnikov dhe pistoleta, por për çudi këto nuk merren në pyetje dhe nuk mbajnë përgjegjësi, por merren në pyetje ata që kanë qenë në shtab dhe kanë kryer detyrën e tyre. Ky është një provokim i cili bëhet nga ana e shtetit, policia është e fokusuar në Strugë për të provokuar incidente dhe për të arritur sukses në zgjedhje. Unë ju apeloj se nuk mund të arrijnë gjë përmes këtyre provokimeve, veçse do ta thellojnë humbjen e tyre. Qytetarët duhet të rrinë të qetë dhe të votojnë qetë ashtu siç është e parashikuar me ligj dhe me normat e demokracisë. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek gjithë përkrahësit e mi dhe qytetarët e Strugës që verdiktin e tyre ta shprehin në mënyrë të qetë, ndërsa atyre që bëjnë presion dhe i kërcënojnë njerëzit me nxjerrje nga puna, ju them se vota është e fshehtë dhe me këtë votë qytetarët e Strugës do ta dënojnë këtë qeverisje”, përfundoi Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button