Civil apelon për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Civil – Qendra për Liri në orët e fundit para se të hyjë në fuqi heshtja parazgjedhore, u bën apel partive politike dhe anëtarëve dhe aktivistëve të tyre, institucioneve të shtetit, organizatave të shoqërisë civile dhe të gjitha qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, që të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe pa dhunë dhe me sjelljen e tyre të qytetëruar të bëhen pjesë e një gare fer dhe demokratike politike.

“Në periudhën që e lamë pas ishim dëshmitarë të parregullsive të shumta dhe veprimeve joligjore nga ana e shumë pjesëmarrësve në jetën politike të vendit, veçanërisht në procesin zgjedhor. Apelojmë te të gjithë ata që t’i ndërpresin praktikat e tilla. Demokracisë, dinjitetit të vendit dhe sundimit të së drejtës në Maqedoni veçmë iu shkaktuan dëme të mëdha. Kërkojmë që të ndryshojë ky imazh të paktën në orët e fundit të këtij procesi elektoral” thuhet në komunikatën e Civil.

Njëkohësisht, ata i ftojnë të gjithë qytetarët tu drejtohen me informata dhe t’i paraqesin parregullsitë gjatë heshtjes parazgjedhore dhe në ditën e votimit.

Telefoni i Civil për kontakt është 02/5209176 ndërsa mund të dërgohen dhe mesazhe me postë elektronike në internet adresat [email protected] dhe www.facebook.com/civil.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button