Plagosje me armë në Shkup

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në lagjen Butel të Shkupit. Incidenti ka ndodhur në afërsi të komunës së vjetër, kur shtetasi me inicialet J.R ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 26 vjeçarit O.H, të cilit i ka shkaktuar plagë në këmbën e djathtë.

Policia informoi se sulmuesi menjëherë ka ikur me një makinë nga vendi i ngjarjes dhe se organet policore janë vënë në kërkim të tij, duke njohur identitetin e tij, që është i ndërlidhur me vepra kriminale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button