RDK: Persona të panjohur shkatërruan afishet tona në Kumanovë

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka shprehur revoltën e saj për heqjen e banderolave të kësaj partie në qytetin e Kumanovës

Në reagimin për media, RDK-ja thotë se kjo ka ndodhur në mes orës 21 dhe 22, nga persona të paidentifikuar. 

“Ky veprim në mënyrë konkrete asocon në frikën e ngjallur tek partitë e tjera politike nga aktivitetet e shumta të RDK-së në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Megjithatë, heqja e banderolave nuk mund t’i ndryshojë aspak bindjet e njerëzve, se RDK, si kudo tjetër, edhe në Kumanovë, ka projekte konkrete dhe vizion për ardhmërinë e shqiptarëve, prandaj do të përkrahet fuqishëm nga populli shqiptar”, thuhet në njoftimin e RDK-së. 

“Veprimet e  tilla ndaj oponentëve politikë, jo vetëm që tregojnë frikën e partive të caktuara nga konkurrenca e ndershme, por tregojnë edhe mungesën e kulturës demokratike dhe garës së ndershme në zgjedhje”, përfundon RDK-ja. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button