OSBE bën apel për zgjedhje të lira dhe demokratike

Misioni i SHBA-ve në OSBE ka bërë thirrje që autoritetet në Maqedoni dhe të gjithë qytetarët të sigurojnë zgjedhje korrekte, pa dhunë dhe presione.

Zëvendës/ambasadori i misionit të SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Geri Robins në një komunikatë që transmeton Ina, ka shprehur mirënjohje për marrëveshjen e arritur midis partive për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe se palët rikujtohen se zgjedhjet korrekte janë gurthemel për çdo demokraci. 

“Ne jemi të kënaqur që kemi parë se si liderët e partive të ndryshme në Maqedoni ishin të gatshëm për të arritur marrëveshje konstruktive e cila mundësoi që zgjedhjet të mbahen ashtu siç ishin caktuar paraprakisht. Duam që të faleminderojmë ODIHR për organizimin e misionit për vlerësimin e nevojave dhe ekipeve të monitorimit të zgjedhjeve. Si pjesë e përparimit drejt integrimit euroatlantik, Maqedonia duhet të vazhdoj me konsolidimin e reformave demokratike dhe të përforcojnë institucionet demokratike. Zgjedhjet korrekte dhe të lira janë gurthemel i çdo demokracie. I bëjmë thirrje autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve të sigurojnë që zgjedhjet e 24 marsit të jenë të lira, korrekte dhe transparente pa dhunë dhe presione”, thuhet në komunikatën e misionit të SHBA-ve në OSBE.

Lajme të ngjashme

Back to top button