Thaçi: Beteja e 24 marsit është beteja mes të vërtetës dhe mashtrimit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur tubimin qendror të enjten në Tetovë. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi  tha se shqiptarët e kanë kuptuar se qëllimi kryesor i VMRO dhe BDI ka qenë të eliminojnë misionin, idenë dhe kauzën kombëtare në Maqedoni.

“Sonte ju atyre ju dhatë përgjigjen më të fortë, më të merituar. Ka çështje shqiptare këtu dhe ajo është e pazgjidhur. Beteja që ne kemi me datën 24 mars është betejë e madhe mes atyre që mendojnë se s’ka çështje shqiptare dhe neve qe themi se ka çështje shqiptare dhe ajo është e pazgjidhur. Beteja e 24 marsit është beteja e atyre që mendojnë se duhet të mbështetet politika e Gruevskit dhe Ahmetit dhe neve që themi se shqiptarët e Maqedonisë 99% duhet ta dënojnë qeverinë e Gruevskit dhe Ahmetit. Beteja e 24 marsit është beteja mes të vërtetës dhe mashtrimit. Besoj fuqimisht se do të mbështetet kandidatura e kandidatit për Tetovën, Sadi Bexheti” tha mes tjerash Thaçi duke ftuar qzetatrët të përkrahin kandidati për Tetovën, Sadi Bexheti.

 “Vota për Sadi Bexhetin do të jetë vota që do ta detyroje qeverinë shpejte ti shpall zgjedhjet parlamentare dhe ato zgjedhjet do i fitoje PDSH-ja” theksoi lideri i PDSH-së. 

Kandidati për Tetovën, Sadi Bexheti tha se injorimi i qeverisë ndaj Tetovës është shtrirë në të gjitha sferat sikur Tetova të ishte në ndonjë shtet tjetër.

“Ju e dini më së miri se edhe përkundër injorimit të Tetovës nga kjo qeveri, ne kemi qëndruar të pamposhtur, duke u mbështetur vetëm në kapacitet tona në shërbim të qytetarëve. Tashmë ju të gjithë e dini, se pa ndihmën e qeverisë, kemi arritur vetë ta financojmë projektin e ujësjellësit. Ju garantoj që brenda tre muajve Tetova përfundimisht do të ketë ujë të pijshëm. Na sulmuan për çështjen e mbeturinave, por harruan se ne, sërish vetëm me forcat tona arritëm ta pastrojmë deponinë e egër në qytet, duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij problemi” tha mes tjerash Bexheti.

Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme do të ndërtojë 300 vendparkimeve nëntokësore dhe rrugë të reja, katër hidrocentrale, objektin e shkollës fillore në Reçicë, godinën e re të gjimnazit të Tetovës dhe tri çerdhe për fëmijë, do të përfundojnë shëtitoren përgjatë gjithë lumit Shkumbin dhe tjera. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button