Neziri me premtim të ri për Sh.f ’26 Korriku’

Gur themeli i 12 klasave të reja në kuadër të shkollës ekzistuese ’26 Korriku’ në Shuto Orizarë të Shkupit, si duket u harrua.

Sipas premtimeve të Safet Nezirit, (zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës) të dhënë në shtator të vitit të kaluar, gur themeli do të vihej në fillim të muajit shkurt.

Tani, Neziri sa i përket kësaj çështje na tha se në pyetje janë çastet për të filluar punimet.
‘Të gjitha përgatitjet teknike organizative janë kryer, në program është paraparë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës edhe ndërtimi i Shkollës fillore ’26 Korriku’ është bërë përzgjedhja e kompanisë e cila do të merret me punimet ndërtimore, kanë mbetur çastet apo momentet e vënies së gur themelit. Do të thotë kjo është akt i kryer dhe nuk ka nevojë për dyshim për sa i përket këtij projekti mbindërtimit të shkollës ’26 Korriku’, premton Neziri

Ai po ashtu premtoi fillimin e punimeve për shkolla të reja në edhe dy komuna tjera shqiptare.

‘Ndërsa përveç kësaj shkolle, shumë shpejtë do të vihet gur themeli i shkollës së mesme në Komunën e Sarajit dhe në atë të Bogovinës, do të thotë këtu së shpejti do të kemi shkolla të reja’, tha Neziri.

Ndryshe, me ndërtimin e këtyre 12 klasave, mësimi do të zhvillohet jo si deri tani në katër ndrime por në tre./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button