Japoni, mbi 70 për qind e popullatës është vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19

Mbi 70 për qind e popullatës në Japoni është vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Japonisë përditësoi të dhënat lidhur me aktivitetet e vaksinimit në kuadër të luftës kundër COVID-19. Sipas kësaj, 97.2 milionë njerëz që posedojnë leje qëndrimi në të gjithë vendin janë vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Rreth 88.8 milionë e cila përbën mbi 70 për qind të popullatës kanë përfunduar dozën e dytë të vaksinës. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit e deri më tani numri i dozave të aplikuara deri më tani bëhet e ditur se ka arritur në 186 milionë.

Qeveria e Japonisë synon të përfundojë vaksinimin e personave që dëshirojnë deri në fillim të nëntorit. Japonia me një popullsi prej 126 milion banorë, fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 e filloi në shkurt 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button