FACEBOOK, kryesojnë Sela në Strugë, Osmani në Gostivar, Bexheti në Tetovë, Mexhiti në Shkup…

Rrjetet sociale dhe veçanërisht Facebook, kanë qënë një mjet i fuqishëm propagandues gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Numri i fansave dhe vizitat e uebfaqeve të kandidatëve në Facebook edhe pse nuk janë tregues përfundimtar të realitetit elektoral për kandidatët ata paraqesin një tregues të rëndësishëm për mbështetjen që kanë kandidatët në opinion.

Duke u bazuar në mbështetjen që kanë konkurrentët në faqet e tyre në Facebook mund të konstatojmë se në Strugë garën e fiton kandidati i PDSH-së Ziadin Sela i cili gjatë kësaj fushate ka pësuar një rritje të trefishtë të numrit të fansave duke arritur në mbi 8 mijë të tillë, përkundër kundër kandidatit të tij Arben Labënishti i cili ka mbi 2.800.

Gara e Facebook në Gostivar është e ngushtë por megjithatë avantazhi i takon kryetarit aktual nga RDK Rufi Osmani i cili ka 27.894 fansa, përkundër kandidatit Nevzat Bejta nga BDI me afro 24 mijë fansa.

Në Tetovë avancon kryetari aktual nga radhët e PDSH-së Sadi Bexheti me 7.770 fansa ndaj kundërkandidates nga BDI, Teuta Arifi me 4.846 fansa.

Gara në Shkup mes Izet Mexhitit dhe Muhamed Thaçit i takon kryetarit aktual të Çairit,Izet Mexhiti me mbi 10 mijë fansa kundër Muhamed Thaçit i cili ka mbi 5 mijë të tillë.

Në qytetin e Dibrës gara mes Rruzhdi Latës nga BDI i cili ka rreth 1800 fansa, ndërsa më afër tij është kandidati i pavarur Ibrahim Kolari me mbi 1 mijë vota.

Lajme të ngjashme

Back to top button