YouTube me 1 miliardë vizitorë unik brenda muajit

Cila ngjarje ndiqet rreth 10 herë më shumë se sa ndeshja e famshme e SuperBowl? Është YouTube, shërbimi i cili i thyen rekordet e vizitave.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e YouTube, shërbimi numëron më shumë se 1 miliardë njerëz në faqe, për çdo muaj – dhe nuk bëhet për vizita, por për vizitorë unik në faqe.

Njoftimi nuk jep shumë detaje specifike, mirëpo të dhënat e YouTube i krahason me ngjarje shumë të famshme botërore, duke përfshirë ndeshjen e madhe të SuperBowl, për të cilën thotë se duhet të rritet edhe 10 herë më shumë për tu afruar me statistikat e saj mujore.

Rreth gjysma e përdoruesve të internetit e vizitojnë faqen YouTube brenda muajit, dhe nëse matet për nga numri i njerëzve, YouTube do të ishte shteti i tretë më i madh në botë. 
Për ta matur popullaritetin e YouTube në vendin tonë, a pajtoheni se e vizitoni faqen së paku një herë në muaj? 

Lajme të ngjashme

Back to top button