Sanino-nëse zgjedhjet nuk janë fer, mos prisni raport pozitiv nga KE-ja

Drejtori i Drejtorisë për zgjerimin e BE-së Stefano Sanino dhe sekretari i përgjithshëm i shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) Pjer Vimont e porositën zëvendës kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi se vetëm me zgjedhje korrekte dhe demokratike të zgjedhjeve lokale Maqedonia mund të presë që Raporti special pozitiv pranveror, që Komisioni do ta publikojë më 16 prill, të jetë pozitiv.

“Sanino dhe Vimont i bënë thirrje publike Republikës së Maqedonisë të tregojë kapacitet demokratik me mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike  sepse kjo do të jetë pjesë përbërëse e raportit të KE-së, ndërsa vendet anëtare të Unionit me vëmendje të madhe  do ta ndjekin procesin zgjedhor te ne. Një mesazh tepër i qartë dhe preciz, organizimi i zgjedhjeve të suksesshme lokale do të sjellin një imazh pozitiv për Republikën e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi nën kryeministri Besimi në deklaratë për MIA-n.

Besimi vonë mbrëmë u takua me Saninon, ndërsa në fillim të takimit rastësisht  u paraqit edhe ndihmës i nënsekretarit shtetëror të SHBA-së, Filip Riker. Sot, zëvenëdskreyministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për eurointegrime u takua me operativin e parë të shërbimit evropian diplomatik.

Dy mesazhe kryesore që ministri Bedimi i mori në këto dy takime janë mbajtja e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike të dielën dhe mbajtja e shkallës së lartë të dialogut ndëretnik dhe tolerancës.
“Kjo vizitë dyditore në Bruksel kryesisht ka të bëjë me përgatitjet e raportit pranveror të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë.

Takimi i mbrëmshëm me Saninon iu kushtua  prioriteteve nga Dialogu inkuadrues në shkallë të lartë (HLAD) me Komisionin. Këtu bëhet fjalë për  fushat si  liria e informimit, respektivisht liria e mediave, reformat zgjedhore, reformat në qeverisjen e së drejtës, administrata publike, marrëdhëniet ndëretnike dhe reformat në funksionimin e ekonomisë.

Unë e informova  se çfarë ka ndërmarrë vendi ynë  në këtë periudhë, ndërsa me qëllim që të gjitha këto aktivitete  të zënë vend në Raportin special të KE-së dhe të rritet numri i argumenteve pozitive dhe ky raport të jetë tërësisht pozitiv. Me Saninon u dakorduam edhe për takim në kuadër të HLAD që më 9 prill do të ndodhë në Shkup me përfaqësuesit e Komisionit  në përgatitjen finale të raportit për Republikën e Maqedonisë”, informoi Besimi.      

Sipas zëvendëskryetarit të Qeverisë, temë e bisedimeve me bashkëbiseduesit e tij janë edhe marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe progresi në lidhje me çështjen e emrit, sepse këto tema do të zënë vendin kryesor në raportin e ardhshëm të Komisionit. “Ajo që më është theksuar nga bashkëbiseduesit e mi është rëndësia që u tejkalua kriza politike në Maqedoni, ku shteti ynë tregoi kapacitet se institucionet demokratike maksimalisht funksionojnë. Mbetet sfida për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thotë Besimi.

Në pyetjen vallë nëse zgjedhjet kalojnë në rendin më të mirë mund të presim me siguri raport pozitiv dhe rekomandim të ri të pestin me radhë nga Komisionit Evropian për fillimin e negociatave aderuese me BE-në, zëvendëskryeministri i Maqedonisë i angazhuar për Eurointegrime nuk dëshiron të parashikojë.

“Raporti pranveror presim që ta tregojë pamjen reale për atë që e kemi bërë në periudhën e deritanishme. Është e sigurt se atë që e bëjmë vlerësohet në mënyrë pozitive nga ana e Komisionit dhe ne vetëm presim që raporti këtë ta reflektojë. Është më me rëndësi që deri në qershor ne t’i plotësojmë të gjitha prioritetet që janë definuar në HLAD, por edhe kërkesat nga konkluzionet e Samitit të dhjetorit të Këshillit të Evropës në lidhje me dhënien e rezultateve konkrete në bisedimet për zgjidhjen e kontestit me emrin, me qëllim që Republika e Maqedonisë në Samitin e KE-së në qershorn të marrë rekomandim të qartë kur do të fillojë me bisedime për anëtarësim në BE”, theksoi Besimi.

Me qëllim të promovimit të arritjeve të Maqedonisë në eurointegrime dhe sigurimin e mbështetjes në këtë proces nga ana e vendeve-anëtare të BE-së, zëvendës kryetari i Qeverisë pasdite në Misionin e Republikës së Maqedonisë pranë Unionit do të mbajë takim me diplomatët e vendeve-anëtare në kuadër të KOVEB-grupit pranë Këshillit, por edhe takime dypalëshe me personat zyrtarë nga tink-tenk grupet me ndikim të Brukselit.

“Ka akoma shumë punë që ne si shtet duhet ta kryejmë në këtë periudhë dhe ne si Qeveri jemi të përkushtuar në të gjitha prioritetet dhe aktivitetet që priten nga ne. Për këtë shkak, është shumë me rëndësi që Maqedonia të tregojë progres në të gjitha sferat prioritare nga Dialogu aderues i nivelit të lartë”, thotë për fund zëvendëskryeministri Besimi, i cili pas përfundimit të obligimeve punuese, sonte kthehet në Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button