Mësuesi në Butel rrahu nxënësin, drejtoresha e shkollës kontaktoi policinë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video shqetësuese e një mësuesi duke rrahur një fëmijë, duke e goditur me shuplakë dhe duke e ngritur në ajër. Organet kompetente do të merren me rastin, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një ngjarje në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel, drejtori e së cilës dje ka kontaktuar me policinë përmes telefonit dhe sot pasdite, siç thonë nga MPB, ajo ka njoftuar se do ta lajmërojë personalisht rastin në stacionin policor pasi të jetë informuar në detaje.

Videoja e regjistruar nga një tjetër nxënës është postuar fillimisht në rrjetin social “Tik-Tok”.

Drejtoresha i kishte thënë më parë Sloboden Pecat se do ta dërgonte mësuesin në një komision disiplinor dhe konfirmoi se kishte kontaktuar policinë.

“Unë nuk lejoj dhunë në shkollën time. Kam folur edhe me mësuesin. Nuk ka asgjë për të pranuar apo për të mos pranuar, ka një video. Unë e mbarova punën time me përgjegjësinë më të madhe dhe u paraqita në Ministrinë e Brendshme. U përpoqa të merrja prindërit e fëmijës, por ata ishin rrugës dhe nuk iu përgjigjën thirrjes sime. Do të vijojë komisioni disiplinor. Nxënësi është në klasën e 7-të, kurse mësuesi është në i gjuhës angëeze.” tha  drejtoresha Qamurane Abdullah Rexha për Sloboden Pecat.

Për rastin sot ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja me kërkesë deri te ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, Prokurorisa Publike dhe MPB-ja. që të iniciojnë procedurë për largim nga puna dhe përgjegjësi penale të mësimdhënësit.

“Malltretimi dhe abuzimi me fëmijët jo vetëm që nuk lejohet, por duhet të ndëshkohet rëndë. Dënoj ashpër ngjarjen me rrahjen e një nxënësi të shkollës fillore “Panajot Ginovski” e cila gjendet në lagjen Butel 2. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon se si nuk guxon të veprojë një mësues. Mësuesi jo vetëm e rrah fëmijën, por me këtë akt i shkakton trauma të rënda nxënësit. Drejtori i shkollës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrin masa dhe të inicojnë procedurë për largimin nga puna të mësuesit, ndërsa MPB dhe Prokurori Publik të hapin procedurë penale në pajtim me nenin 130 dhe nenin 143 të Kodit Penal. Duhet të ketë përgjegjësi.” tha  Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE, i cili do të jetë kryetari i ri i Komunës së Butelit pas fitores së raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button