KSHZ shpalli rezultatet zyrtare: Këto janë fituesit në rrethin e parë, ndërsa në këto komuna do të votohet në rrethin e dytë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në rrethin e parë të mbajtur më 17 tetor, njofton Portalb.mk.
Sipas rezultateve në raundin e parë, kryetarët e komunave të zgjedhur zgjedhur nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE janë:
- Aerodrum- Timço Mucunski
- Bosilovë – Risto Mançev
- Butel – Darko Kostovski
- Veles – Marko Kolev
- Vinicë – Mile Petkov
- Gazi Babë – Boban Stefkovski
- Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkovski
- Gradsko – Kiro Nacko
- Zrnovc – Borço Kocev
- Ilinden – Aleksandar Gjorgievski
- Jegunovcë – Dimitar Kostadinovski
- Kavadar- Mitko Jançev
- Karbincë – Viktor Paunov
- Mogila – Draganço Sabatkovski
- Negotinë – Goran Stojanov
- Novacë- Stevçe Stevanovski
- Petrovec – Borçe Mitevski
- Prilep – Borçe Jovçevski
- Sveti Nikollë – Dejan Vladev
- Sopishte – Stevçe Trpkovski
- Shtip – Ivan Jordanov
Kryetarët e zgjedhur nga LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” janë:
- Berovë – Zvonko Pekevski
- Bogdanc – Blaze Shapov
- Valandovë – Pero Kostadinov
- Dellçevë – Goran Trajkovski
- Dojran – Ango Angov
- Kriva Pallankë – Sashko Mitovski
- Krivogashtani – Nikollçe Miskoski
- Krushevë – Tome Hristovski
- Strumicë – Konstantin Kostadinov
BDI ka dy të zgjedhur në raundin e parë:
- Likovë – Erkan Arifi
- Saraj – Blerim Bexheti
Sipas rezultateve paraprake, edhe në Kisella Vodëu zgjodh kryetari i komunës, aty fitoi Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE. Por kundër kësaj komune ka të parashtruar ankesë si dhe kundër komunave Dibër, Pllasnicë dhe Shuto Orizarë, në të cilat do të ketë raund të dytë.
Rezultatet përfundimtare në këto komuna ku ka të parashtruar ankesa, siç tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, Komisioni do t’i shpallë pas përfundimit të afatit për paraqitjen e padisë në Gjykatën Administrative për vendime për ankesa.
Në rrethin e dytë do të votohet në këto komuna dhe në qytetin e Shkupit ndërmjet kandidatëve:
- Haraçinë: Ridvan Ibraimi nga BDI dhe Melikije Halimi nga LSDM
- Manastir: Toni Konjanovski nga VMRO-DPMNE dhe Hristo Kondovski nga LSDM
- Bogovinë: Besnik Emshi nga BDI dhe Albon Xhemaili nga Aleanca dhe Alternativa
- Brbenicë: Jovica Ilievski nga VMRO -DPMNE dhe Enver Pajaziti – i pavarur
- Vasilevë: Skllav Andonov nga VMRO-DPMNE dhe Marjan Janev nga LSDM
- Vevçan: Spase Koçovski nga VMRO-DPMNE dhe Sasho Jankoski nga LSDM
- Vrapçisht: Nebi Rexhepi nga BDI dhe Isen Shabani nga Aleanca dhe Alternativa
- Gjevgjeli: Andon Saramandov nga VMRO-DPMNE dhe Sasho Potskov nga LSDM
- Gostivar: Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga Aleanca dhe Alternativa
- Debërca: Igor Krçovski nga LSDM dhe Zoran Nogacevski – i pavarur
- Demir Kapi: Andon Donev nga VMRO-DPMNE dhe Lazar Petrov nga LSDM
- Demir Hisar: Nikolla Najdovski nga VMRO-DPMNE dhe Stevçe Mitrevski nga LSDM
- Dolnen: Urim Ibeski nga BDI dhe Adnan Xhaferoski nga LSDM
- Zhelinë: Fatmir Izairi nga BDI dhe Blejrim Sejdini nga Lëvizja Besa
- Zeleniovë: Kosta Manevski nga VMRO-DPMNE dhe Borçe Gievski nga LSDM
- Karposh: Stevço Jakimovski GROM dhe Dushko Veskovski nga LSDM
- Kërçovë: Fatmir Dehari nga BDI dhe Aleksandar Jovanovski nga VMRO-DPMNE
- Koçne: Zlavko Ristov nga VMRO-DPMNE dhe Blagoj Iliev nga LSDM
- Koçani: Ljupço Papazov nga VMRO-DPMNE dhe Nikollço Iliev nga LSDM
- Kratovë: Todorçe Nikollovski nga VMRO-DPMNE dhe Vlatko Bojkovski nga LSDM
- Kumanovë: Oliver Ilievski nga LSDM dhe Maksim Dimitrievski – i pavarur
- Lozovë: Boshko Cvetkovski nga VMRO-DPMNE dhe Aco Velkovski nga LSDM
- Makedonska Kamenica: Dimço Atanasovski nga VMRO-DPMNE dhe Sonja Stamenkova nga LSDM
- Makedonski Brod: Zharko Ristevski nga VMRO-DPMNE dhe Aco Noveski – i pavarur
- Novo Sellë: Gjorge Bozhinov nga VMRO-DPMNE dhe Zvonko Angelov nga LSDM
- Ohër: Kiril Peçakov nga VMRO-DPMNE dhe Kostandin Georgievski nga LSDM
- Pehçevë: Aleksandar Kitanovski nga VMRO-DPMNE dhe Slavko Pandurski nga LSDM
- Probishtip: Marjan Milenkovski nga VMRO-DPMNE dhe Dragan Anastanov nga LSDM
- Radovish: Aco Ristov nga VMRO-DPMNE dhe Kole Charakchiev nga LSDM
- Rankovc: Borçe Spasovski nga VMRO-DPMNE dhe Daniel Krstevski nga LSDM
- Resnjë: Jovan Terzievski nga VMRO-DPMNE dhe Zhivko Gosarevski nga LSDM
- Rosoman: Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE dhe Stojan Nikolovski nga LSDM
- Staro Nagoriçane: Zhaklina Jovanovska nga LSDM dhe Vlhaste Dimkoviq nga TMRO
- Strugë: Ramiz Merko nga BDI dhe Idri Intrefi nga Aleanca dhe Alternativa
- Studeniçan: Ejup Abazi nga BDI dhe Azem Sadiki nga PDSH
- Tearcë: Nuhi Neziri nga BDI dhe Nazim Taipi nga Aleanca dhe Alternativa
- Tetovë: Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa
- Qendër: Natasha Kotlar-Trajkova nga VMRO-DPMNE dhe Goran Gerasimovski nga LSDM
- Çair: Visar Ganiu nga BDI dhe Bekim Sali nga Aleanca dhe Alternativa
- Çashkë: Suat Shaqirov nga BDI dhe Goran Stojanovski nga LSDM
- Çeshinovë-Obleshevë: Dalibor Angelov nga VMRO-DPMNE dhe Goranço Krstev nga LSDM
- Çucçr Sandevë: Sashko Komnenoviq nga LSDM dhe Jovan Pejkovski – i pavarur
- Shuto Orizare: Kurto Dudish nga DOM / LDP dhe Ferat Asani nga LSDM
- Qyteti i Shkupit: Petre Shilegov nga VMRO-DPMNE dhe Danela Arsovska- e pavarur, embështetur nga VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA
Zgjedhje të reja në dy komuna
Në dy komuna, Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë, votimi do të përsëritet për shkak të mospërmbushjes së pragut ligjor – së paku një e treta e votuesve të regjistruar të dalin në votim.
Dashtevski theksoi se në afat prej 15 ditësh do ta informojnë Qeverinë dhe më pas do ta informojnë Kuvendin që duhet të shpallë zgjedhje të reja për këto dy komuna.
Rezultatet përfundimtare për këshillat në komuna dhe në qytetin e Shkupit, KSHZ-ja i bëri të ditura që do t’i publikojnë në ueb faqe gjatë ditës.
Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 31 tetor.