Selena tallet me ish te dashurin Justin Bieber

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez që njihet edhe si  ish e dashura e këngëtarit të njohur Justin Bieber, është tallur në llogarinë e tij.

Selena ishte e ftuar si mysafire në emisionin “Late Show” me David Letterman dhe gjatë intervistës, gazetari i njohur cek se herën e kaluar ka qenë në studio së bashku me ish të dashurin e saj Justin Bieber.

Selena shprehet se tani është single dhe ndjehet shumë mirë ashtu. Letterman gjatë bisedës tregon se herën e kaluar kur ka pas të ftuar këngëtarin Justin Bieber, kanë biseduar për diçka dhe “e ka bërë të qajë” dhe Selena i bashkëngjitet klubit, duke than se edhe ajo e ka bërë të njëjtën gjë.

Që të dy edhe publiku në sallë fillojnë të qeshen me të madhe në llogari të Justinit.

Nuk e dimë se si ka reaguar Justin, por sigurisht është revoltuar nga kjo sjellje e Selenës.

Lajme të ngjashme

Back to top button