RDK, Demiri: Kemi ofertën më cilësore për këshillin komunal në Strugë

Bartësi i listës së RDK-së për këshillin komunal të Strugës, Ardian Demiri ka deklaruar për portalb.mk se RDK në Strugë vazhdon aktivitete parazgjedhore duke u takuar me banorët në çdo vendbanim të Strugës ku u prezanton atyre rëndësinë e këshillit komunal si dhe strategjinë e RDK-së që nëpërmjet këshillit ta mbrojë interesin qytetar dhe ti avancojë proceset për zhvillimin e drejtë dhe cilësor të qytetit.

“Kemi vizituar shumicën e vendbanimeve në qytet dhe në zonat jashtë tij, jemi shumë pranë me qytetarët, ky është misioni ynë, do vazhdojmë të jemi pranë qytetarit edhe si këshilltarë komunal në komunën e Strugës, duke u përpjekur që të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës së tyre. Lista jonë për këshilltar është një listë cilësore dhe e orientuar kombtarisht, të gjithë kandidatët kanë shkollim adekuat dhe plotësojnë të gjitha kushtet për të përfaqësuar qytetarët në këshillin e qytetit” u shpreh avokati dhe bartësi i listës së RDK-së Ardian Demir.

Lidhur me zërat për ndonjë tërheqje të listës për këshilltarë të RDK-së në Strugë, me arsyen se do të rrezikohet humbja e këshillit komunal në këtë qytet nga shqiptarët, Demiri shprehet i bindur se kjo gjë nuk mund të ndodhë dhe se rreziku i tillë tashmë nuk ekziston.

“Duke pasur parasysh koalicionet e partive shqiptare me partitë e tjera në Strugë, tashmë edhe matematikisht këshilli komunal i Strugës, nuk ka gjasa që të humbet nga shqiptarët apo të udhëhiqet nga dikush tjetër përveç shqiptarëve dhe e njejta vlen edhe për kryetarin e komunës. 

Vota e qytetarit nuk digjet kur ajo shkon për vlera dhe njerëz me ide progresive për Strugën por ajo digjet nëse ndodh e kundërta.

Unë apeloj tek të gjithë qytetarët që të mbështesin dhe të votojnë listen për këshilltarë të RDK-së, sepse ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarit dhe mbrojtjen e interest të tij në këtë qytet” përfundoi Ardian Demiri prononcimin e tij për Portalb.mk 

Lajme të ngjashme

Back to top button