‘Të hapur me Drejtorinë për punë pronësore juridike’

Për këtë qëllim do të zbatohet aksioni “Të hapur me Drejtorinë për punë pronësore juridike” në hapësirat e departamenteve rajonale për procedurë administrative të shkallës së parë, i cili do të zgjasë deri më 28 mars prej orës 10 deri në 18, kumtoi Ministria e Financave.

Sot dhe nesër aksioni do të zhvillohet në departamentet rajonale për procedurën administrative të shkallës së parë në komunat Karposh, Qendër dhe Kisela Vodë.

Më 22 mars qytetarët marrin mundësi për takime me ekipe profesioniste të Drejtorisë në departamentin rajonal për procedurën administrative të shkallës së parë në Kumanovë, më 25 mars në Manastir, më 26 në Ohër dhe në Strugë, më 27 në Gostivar dhe në Tetovë. Aksioni do të përfundojë me aktivitete më 28 mars në departamentet lokale për procedurë administrative të shkallës së parë në Strumicë dhe në Shtip. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button