Nesër, shi i rëmbyeshëm

Gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më vërshuese pasdite në pjesën jugore dhe lindore të vendit, ku lokalisht pritet të reshin prej 20 deri 30 litra në metër katror, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Gjatë natës dhe të premten në mëngjes në male dhe në vendet më të larta do të ketë reshje të dobëta të borës. Të premten do të fryjë erë e fuqishme veriore me shpejtësi prej 80 kilometrave në orë.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot stabil dhe i thatë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button