Gruevski kërkoi mbështetje për Todoroviqin

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski mbrëmë nga qytetarët e komunës Qendër kërkoi mbështetjen për Vlladimir Todoroviq dhe për kandidatët për këshilltarë në listën e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

“Të japim mbështetje edhe për kryetarin aktual edhe për të ardhshmin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, si dhe për këshilltarët e qytetit”, porositi në fjalimin e tij Gruevski në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, në komunën Qendër.

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga koalicioni “Për një Maqedoni për të mirë” Vlladimir Todoroviq në tubim theksoi se para katër vjetëve filloi të shkruhet një rrëfim ndryshe, rrëfim për Qendrën moderne, për Qendrën që zhvillohet, Qendrën në të cilën brenda një dite kalojnë mijëra njerëz dhe turistë.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve kandidati dhe kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se që nga dita e parë kur është bërë kryetar e ka ditur se do të dalin sërish që ta kërkojnë votëbesimin nga qytetarët. “Për kërë kemi punuar natë e ditë me përkushtim”, tha Trajanovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button