Shumica e turistëve në Maqedoninë e Veriut janë nga vendi, te turistët e huaj dominojnë ato nga vendi fqinj

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e turistëve gjatë tetë muajve të parë të këtij vitit në krahasim me vitin e kaluar, por përsëri dominojnë turistët vendas, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 49.1%, edhe atë: te turistët vendor për 28.5%, ndërsa te turistët e huaj për 104.9%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave

Në muajin gusht janë regjistruar 184 125 turistë, prej të cilëve 70.1 përqind vendor. Këtë muaj janë realizuar 820 263 net të kaluara, prej të cilave 83.6 përqind nga turistët vendor. Rreth 87 mijë turistë janë vendosur në hotele, ndërsa afër 78 mijë në shtëpi, banesa ose dhoma me qira.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 33.3%, edhe atë: te turistët vendor për 18.2, ndërsa te turistët e huaj për 129.8%”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në muajin gusht, nga gjithsej 55 101 turistë të huaj, më së shumti turistë kanë ardhur nga Serbia (9 497), Polonia (5 747), Romania (4 164), Turqia (3 576), Gjermania (3 325), Ukraina (2 900), Holanda (2 827), Greqia (2 249), SHBA (1 372), Kosova (1 329), Shqipëria (1 294), Rusia (1 136), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button