Pesë të lënduar si pasojë e rrokullisjes së një autobusi me punëtorë në Manastir
Një autobus, i cili mëngjesin e sotëm transportonte punëtorë në fabrikën “Kromberg dhe Schubert” u rrokullis në dalje të zonës industriale “Zhabeni” në Manastir. Policia konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 6.30 të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.
Nga Spitali i Manastirit njoftuan se janë sjellë 5 pacientët e plagosur me lëndime të lehta u sollën, u trajtuan në ambulantë, por nuk janë hospitalizuar, që do të thotë se janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes, kurse komunikacioni në atë rrugë po zhvillohet vetëm në një drejtim.