Reina: Nuk shkoj te Barca
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Barcelona.
30-vjeçari është lidhur me një kthim në Spanjë, për të zënë vendin e Victor Valdesit, i cili ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me katalunasit.
“(Barcelona) është një klub i shkëlqyer, por unë jam i lumtur te Liverpooli”, ka thënë Reina në prezantimin e filmit “Invictus”, ku edhe ai luan.