Java e fundit e fushatës, vazhdojnë partitë me premtime

Partitë politike kanë vazhduar me premtimet e tyre për zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Fushata zgjedhore mbaron të premten, ndërkaq më pas vijon heshtja zgjedhore dhe dita e votimit, njofton Portalb.mk.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot ka qëndruar në GJorçe Petrov, ka premtuar se Qeveria do të qëndrojë mbrapa ndërtimit të shkollës së parë në Gjorçe. Kandidati për kryetar të Shkupit Petre Shilegov, premtoi se do të ketë transport falas për pensionistët çdo ditë si dhe transport mjekësor falas për personat me pengesa.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka qëndruar në Kërçovë ku ka përsëritur për të disatën herë se programi i tyre përmban 14.835 projekte dhe në të parashikohet asfaltimi i rrugëve, rikonstrum çerdhes, parqe tjera e kështu me radhë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para simpatizantëve në Çair tha se BDI-ja ka thyer barrikada. Ahmeti nga Çairi paralajmëroi se barrikada e ardhshme është kryetari i shtetit shqiptarë. Ai tha se për herë të parë në historinë e këtij vendi kanë hyrë me kryeministrin shqiptar në zgjedhjet që do të mbahen pas tre vitesh. Sipas tij, barrikada e radhës është kryetari i shtetit,

Deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë qëndruar sot në Jabollçishtë, për t’i dhënë mbështetje kandidatit të vetëm shqiptarë dhe listës së përbashkët të shqiptarëve për këshillin komunal. Siç thuhet në kumtesë, në këtë komunë, me qëllim të unifikimit të votës shqiptare dhe për të mundësuar për herë të parë fitoren e një kryetari shqiptar, opozita shqiptare tërhoqi kandidatin e saj duke mbështetur kandidatin e vetëm, ndërsa arriti marrëveshje me partitë e tjera për të garuar me listë të përbashkët

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për kryetar të Tetovës Bilall Kasami së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”. Kasami premtoi se do të angazhohet për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së. Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button