Vuçiq thotë se lufta më e dhimbshme për Serbinë është zgjidhja e çështjes së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se lufta më e dhimbshme për shtetin e tij është zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe ruajtja e integritetit territorial të Serbisë.
Ai ka shtuar se dialogu është mënyra e vetme dhe nuk ka alternativë tjetër, transmeton Koha.net.
“Lufta më e dhimbshme është zgjidhja e çështjes së Kosovës e M. dhe mbrojtja e integritetit territorial të Serbisë. Pavarësisht sfidave, Serbia është angazhuar pa kompromis për sigurinë e rajonit. Dialogu nuk ka alternativë dhe mbështetja ndërkombëtare është çelësi”, tha Vuçiq në Beograd.