Dimitrov: Rëndë ta quajmë Bullgarinë mike, për shkak sjelljes së saj ndaj RMV-së

Momentalisht rëndë ta vlerësojnë Bullgarinë si mike për shkak mënyrës së sjelljes së saj ndaj Maqedonisë dhe bllokadës së perspektivës sonë evropiane. Kështu ka thënë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov për BBC. Ai shton se të dy shtetet e kanë nënshkruar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë mu për qëllim që t’i ndihmohet Maqedonisë në rrugën e eurointegrimeve, njofton Portalb.mk.

“Nuk është miqësore që ta vini në pikëpyetje gjuhën e fqinjit tuaj. Nuk është shumë miqësore që të bllokohet diçka që është aq e rëndësishme për njerëzit në Maqedoninë e Veriut – ardhmërinë tonë evropiane. Me të vërtetë është e rëndë në ndonjëfarë mënyre të vazhdoni t’i quani miq. Gjendja më natyrale do të ishte që fqinjët tanë të ishin mbështetësit tanë më të mëdhenj”, tha Dimitrov.

Sipas tij, gjuha që e flet një vend, nuk duhet të jetë çështje e një vendi tjetër.

“Për maqedonasit etnik në Maqedoninë e Veriut, ajo është gjuha maqedonase. Kjo është çështje e njerëzve në vend. Kjo nuk është çështje e një shteti tjetër, nuk është çështje për organizim ndërkombëtar. Kemi investuar shumë në marrëdhëniet me Bullgarinë. E nënshkruajtën Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë duke thënë se qeveritë do të punojnë dhe bashkëpunojnë duke shikuar drejt ardhmërisë, a për çështjet e historisë kemi formuar Komision të Historianëve, që të diskutojnë për këto pjesë të historisë sonë të cilat janë të përbashkëta dhe i lidhin dy popujt, dy shtetet”, theksoi Dimtirov.

Edhe pse në Be ka konsensus rreth çështjes së zgjerimit, ai vlerëson se nevojitet aksion që të kthehet besimi te njerëzit se ajo është e mundshme dhe se me të vërtetë ekziston ardhmëri evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button