Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të tij Android, përkatësisht modelin Huawei Ascend P6.

Huawei Ascend P6 vjen me Android 4.2.2 Jelly Bean dhe posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, ndërfaqen HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa ky model mbështetet në procesorin e kompanisë, Huawei K3V2 quad core 1.5GHz Cortex A9 procesor, bashkë me 2GB RAM.

Karakteristikat tjera të Huawei Ascend P6 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel dhe lenten F2.0 dhe funksionin BSI, i cili mundëson incizimin e videove në formatin full HD në 1080p. Kamera e përparme e telefonit vjen me 5 mega-piksel, e cila mundëson videot me thirrje.

Vlen të përmendet se Huawei Ascend është vetëm 6.18mm i hollë, dhe në telefon mund të futen dy SIM kartela me HSPA, Bluetooth, FM Radio dhe WiFi, plus baterinë 2000 mAh.

Lajme të ngjashme

Back to top button