Prezantim i përpunuesve të frutave dhe të perimeve nga Maqedonia në Suedi

Kompanitë vendore përpunuese  të frutave dhe të perimeve prej sot do të qëndrojnë në Stokholm të Suedisë, ku do të prezantohen potencialet eksportuese të Maqedonisë. Qëndrimi është në organizim të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Stokholm dhe Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit.

Prezantimi do të mbahet para përfaqësuesve të marketeve më të mëdha, importuesve dhe distributorëve të ushqimit në tregun suedez. Në promovim janë të ftuar agjencitë më të mëdha të marketingut, TV udhëheqës të emisioneve speciale për ushqim dhe revista për prodhime ushqimore.

Kompanitë e Maqedonisë, të kryesuara nga ambasadori Kire Ilioski, do të kenë mundësi që të promovohen në selinë e ICA Group, lider në shitjen me pakicë të prodhimeve ushqimore në vendet skandinave dhe në qendrat e distribuimit të COOR dhe SEVAN.

Ambasadori Ilioski beson se përmes këtij promovimi, prodhimet e Maqedonisë me kualitetin dhe ambalazhin e tyre bashkëkohor do të ngjallin interes të madh midis konsumatorëve suedezë dhe do të jenë gjithnjë e më të pranishme në tryezat suedeze. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button