Neymar: Ëndërroj të luaj me Messin, Xavin dhe Iniestan

Ylli i Santosit, Neymar, ka zbuluar dëshirën e tij të madhe për të luajtur përkrah yjeve të Barcelonës, si Xavi, Iniesta dhe Lionel Messi.

“Kush nuk do të ëndërronte të luante me Messin, Xavin dhe Iniestan? Që të tre janë lojtarë të mëdhenj. Unë ëndërroj të luaj në Evropë për një klub të madh, si Barcelona, Real Madridi apo Chelsea”.

“Është e vërtetë që Barcelona më impresionon më së shumti. Por tani nuk është momenti për të spekuluar se kur do të largohem nga Santosi. Do të largohem kur të dua unë”.

“Nuk e di a do të përshtatesha te Barca, por e di që për momentin e kam vendin te Santosi”, ka thënë Neymar.

Lajme të ngjashme

Back to top button