Filipçe: Situata është stabile, 77 përqind e rasteve të reja janë të pa vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media vlerësoi se, situata me epideminë me Covid – 19 është stabile sepse, më shumë ditë në mënyrë të vazhdueshme ka numër të njëjtë të rasteve të reja – mes 450 dhe 500. Si të dhënë të mirë e theksoi edhe atë që bie numri i të hispitalizuarve, transmeton Portalb.mk,

“Numri i pacientëve të hospitalizuar po ulet gjithkund në shtet. Në spitalet në shtet, në klinikat dhe spitalet e përgjithshme, pacientët janë vendosur vetëm në repartet infektive. Numër shumë të vogël, në Kërçovë dhe Tetovë kemi nga pesë pacientë, 10 në Ohër, në Prilep ka 17, Strugë 15, Kavadar 6. Në Shkup, Klinika për Otorinologji dhe spitali në Kozle po kthehen në punën normale, aty veç më po zbrazen kapacitetet dhe nuk do të vendosen më shumë pacientë”, tha ministri.

Pacientët me korona virus në Shkup do të vendosen vetëm në Klinikën Infektive dhe në dy repartet në përdhesen e klinikës së vjetër interne. Trend të uljes së hospitalizimit në kryeqytet tregon numri prej 700 pacientëve në spitalet ditëve të fundit ka shkuar drejt 650, ndërsa sot është 580.

Duke pasur parasysh situatën e këtillë, autoritetet shëndetësore tani për tani nuk planifikojnë masa të reja restriktive, për shkak se numri aktual i pacientëve nuk i ngarkon spitalet.

Duke folur për rastet e reja dhe hospitalizimin, ai theksoi se afër 80 përqind prej të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar.

“Analiza për numrin e rasteve pozitive, të hospitalizuar dhe të vdekjes edhe njëherë e konfirmon efikasitetin e vaksinës rreth 77 përqind e rasteve të reja dhe 79 prej të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar. Madje 85 përqind në analizën e fundit për shtator janë të pa vaksinuar”, tha Filipçe.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, ndërsa tha se vaksina ka mjaftueshëm, rreth 260, 000 prej Pfizer, 45,000 Sinovac, 100,000 Astra Zeneca.

Filipçe informoi se, deri më tani në vend janë vaksinuar rreth 789 000 qytetarë, ndërsa prej tyre rreth 734 000 janë rivaksinuar. Kjo do të thotë se, 47 përqind prej popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa nëse merret parasysh popullsia e përgjithshme, atëherë përqindja është 38,2 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button