Labënishti: Rinia është prioritet në programin tim për Strugën

Kandidati i BDI-së për kreun e Komunës së Strugës, Arben Labënishti gjatë ditës së sotme realizoi një takim me rininë të organizuar nga Forumi Rinor i BDI-së në Strugë.

Labënishti në fjalën e tij para të rinjve të tubuar në sallën e Kuvendit komunal të Strugës potencoi se ai do të angazhohet që rina të ketë kujdesin e duhur duke ndërtuar mekanizma sidomos në arsimin e saj kualitativ që ajo nesër të gjejë veten në tregun e punës dhe të mos jetë e varur nga administrata apo politika për një vend pune.

“Ju jeni shtylla dhe e ardhmja e kombit, ju do merrni mbi shpatulla sfidën e së ardhmes. Ne e kemi traditë dhe kulturë që të respektojmë të tjerët pa dallim feje apo nacionaliteti. Unë jam i vetëdijshëm se rinia këtu përballet me mungesa të theksuara në sferën e sportit, kulturës dhe kualitetit në arsim, por ju siguroj se këto janë pjesë e programit tim për Strugën dhe bashkë me ju do ti eliminojmë këto mungesa. Ju ftoj të ngreni zërin ndaj padrejtësive dhe atje ku ka nevojë të bëheni opozitë për interesat publike” tha veç tjerash Arben Labënishti para të rinjëve struganë.

Labënishti i ftoi të rinjtë e pranishëm të jenë vetvetja dhe të ndërtojnë personalitetin e tyre dhe t’i shmangen konformizmit sepse vetëm në atë mënyrë do të jenë të dobishëm për veten, familjen dhe kombin e tyre.

Labënishti në këtë takim përmendi edhe një sërë projeketsh që gjatë mandatit të tij do të jetësohen në drejtim të ndërtimit të tereneve sportive apo stimulimin e aktiviteteve kulturore në mënyrë që rinia strugane të ketë një jetë kualitative sociale.

Në fund të këtij takimi kryetari i FR të BDI-së dega në Strugë Bardhyl Nasufi i ftoi të pranishmit të votojnë Labënishtin si një nga personalitet që do sjellë pozivitet për rinin strugane gjatë qeverisjes së tij me Strugën.

Lajme të ngjashme

Back to top button