Deri më 15 tetor do të mund të aplikojnë studentët e Maqedonisë së Veriut për bursa studentore dhe të dorëzojnë dokumentet

Studentët e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të mund të aplikojnë për bursa studentore në Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës, mundësi e cila është e hapur deri më 15 tetor, transmeton Portalb.mk.

“Nga ky vit, procedura për aplikim për bursë është digjitalizuar përmes portalit http://e-uslugi.mon.gov.mk, i cili thjeshton ndjeshëm mënyrën e ushtrimit të së drejtës. Studentët që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë fletëaplikim në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, sqarojnë nga Ministria, duke përkujtuar që ka pasur rritje të bursave këtë vit.

Ministria sqaroi që deri më 30 tetor do të jetë e hapur mundësia që studentët që tashmë janë fitues të bursës të dorëzojnë dokumentet në formë elektronike ose në objektin e MASH-it. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitin e studimit, certifikatë / vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna  me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin në shikim, si dhe dëshmi që ka dhënë 80% ose 90% (varësishtnga lloji i bursës që shfrytëzon) të provimeve të parapara.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nga nesër mund të aplikoni përsëri për Thirrjen Publike për realizimin e së drejtës për racion studentor të subvencionuar. Afati i dytë zgjat deri më 31 tetor dhe vlen për të gjithë studentët e sapo regjistruar, por edhe për ata që plotësojnë kërkesat, por që nuk kanë arritur të aplikojnë dhe realizojnë këtë të drejtë brenda afatit të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button