Nga deponia “Drislla” nuk ka përgjigje për impiantin për përzgjedhjen dytësore dhe riciklimin e mbeturinave
Deponia e Shkupit “Drisla” këtë vit do të pranojë autoklavë ose makinë për trajtimin e mbeturinave medicinale, si dhe një stacion matës për ajrin e ambientit. Deponia gjithashtu ka pranuar një projekt IPA prej 800.000 euro për riciklimin e mbeturinave të ndërtimit. Por projektet për përzgjedhjen sekondare të mbeturinave, trajtimin e mbetjeve industriale dhe impiantet e paketimit të mbetjeve, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e ndotjes, duket se do të duhet ende të presin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
“Meta.mk” në tri raste i ka dërguar pyetje Qytetit të Shkupit dhe NP “Drisla”, duke filluar nga fundi i gushtit, lidhur me kohën kur do të instalohen impiantet për përzgjedhjen dytësore dhe për riciklimin e mëtejshëm të mbeturinave. Përgjigje për këto pyetje deri në publikimin e këtij teksti nuk pranuam, pavarësisht premtimit të dhënë nga NP “Drisla” se do të përgjigjen me shkrim.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Byroja për Prokurime Publike, aktualisht po përfundon ndërtimi i objektit ku do të vendoset autoklava, laboratorin dhe ambientet e punës ku në të ardhmen do të trajtohen mbetjet mjekësore. Trajtimi i ri i këtyre mbetjeve të rrezikshme nënkupton proces të sterilizimit termik, ku mbetjet nuk do të digjen më në incenerator, por do të hidhen si mbetje jo të rrezikshme të sterilizuara. Ky investim përmes dy kontratave që i ka lidhur NP “Drisla”, të cilat publikohen në Byronë për Prokurime Publike, kushton rreth gjysmë milioni euro.
NP “Drisla” këtë vit ka blerë një stacion matës për ajrin e ambientit, që do të përdoret për të matur nivelin e ndotjes së ajrit në këtë lokacion në Shkup. Projekti kap vlerën prej rreth 100.000 euro, sipas kontratës së publikuar të Byrosë së Prokurimit Publik dhe me të qytetarët do të mund të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ajrit në deponinë “Drisla”.
Përmes IPA Projektit për Menaxhimit të mbetjeve të ndërtimit, i cili u fitua këtë vit, është planifikuar në dy vitet e ardhshme të blihet një thërrmues i mbeturinave të ndërtimit, kamionë për transport dhe mekanizimin për klasifikimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave. Në të njëjtën kohë, deponitë e pakontrolluara të mbeturinave të ndërtimit, të cilat gjenden jashtë “Drislës”, do të zbulohen dhe monitorohen.
Megjithatë, ajo që mungon në lidhje me funksionimin e ardhshëm të deponisë së Shkupit është një udhërrëfyes i qartë deri në cilat data do të instalohen impiantet për përzgjedhjen e mbeturinave dytësore, si dhe për trajtimin e tij (riciklimi dhe kompostimi). Fillimisht, kapaciteti i deponisë së Drislës ishte parashikuar të përdorej për rreth 30 vjet. Deri në fund të vitit 2020, në këtë deponi janë depozituar 4,070,000 tonelata mbeturina, gjegjësisht deponia u mbush me mbi 55% të kapacitetit të përgjithshëm për deponimin e mbeturinave.
Të dhënat sipas viteve, të cilat janë publikuar në Programin për punën dhe zhvillimin e NP Drisla për vitin 2021, tregojnë se sasitë e mbeturinave që përfundojnë në deponi vitet e fundit po rriten. Kështu, nëse në vitin 2000 u hodhën 165.546 tonelata mbeturina komunale dhe të tjera jo të rrezikshme, vitin e kaluar sasia e përgjithshme e këtyre mbeturinave të depozituara ishte 232.748 tonelata.
Edhe pse përmes aktiviteteve të paralajmëruara afatgjata të deponisë “Drisla” është planifikuar të riciklohen mbi 70 përqind të mbetjeve që mbërrijnë në këtë vend dhe ashtu të zvogëlohet automatikisht sasia e mbeturinave të deponuara, për të arritur këtë numër, është e nevojshme të instalohet përzgjedhja e gjerë të mbeturinave parësore në familje dhe kompani. Sipas të dhënave të NP “Higjiena Komunale”, në vitin 2020 mbetjet u përzgjodhën prej tyre në sasinë prej 483,39 tonelata mbeturina komunale, ose vetëm 0,3 përqind të totalit të mbeturinave të grumbulluara në kryeqytet. Përndryshe, NP “Higjiena Komunale” është përdoruesi kryesor i shërbimeve të deponimit të mbeturinave në deponinë “Drisla”.
Deponia e Drislës u kthye nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit në janar të vitit të kaluar dhe sipas informacionit aktual të menaxhmentit, borxhi aktual në vlerë prej rreth 175 milionë denarë, i bërë në periudhën para janarit 2020, ende po i paguhet. Deponia Drisla është ndërtuar në periudhën 1990-1994, ndërsa ka filluar të funksionojë në vitin 1994, me një kapacitet të parashikuar për të pranuar 26.000.000 metra kub mbeturina komunale.