Projekti “Fuqizimi i të rinjve dhe gjenerimi i punësimit”, ofron kushte për të dy anët e kufirit

Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Fondacionin “Preda Plus” nga Prilepi, nisën me realizimin e projektit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë të titulluar: “Fuqizimi i  të rinjve dhe gjenerimi i  punësimit”.

Për këtë qëllim, në suazat e këtij projekti, në Dibër u mbajt punëtoria e parë me përfaqësuesit e ndryshëm dibranë nga institucionet e shumta ku punojnë dhe veprojnë. Sipas informacioneve të marra nga konsulentja  seniore e  projektit, Anduena Stephan, qëllimi i përgjithshëm i projektit është të promovohet partneriteti ndërmjet agjencive të ndryshme  lokale qeveritare, institucioneve arsimore, organizatave rinore dhe sektorit privat në të dyja anët e kufirit, me qëllim të arritjes së kohezionit  shoqëror te gjenerata e re përmes arsimit dhe  punësimit. Sipas zonjës Stephan, qëllimet  specifike të projektit janë ofrimi i mundësive  për të rinjtë që të marrin pjesë në jetën ekonomike dhe sociale të të dyja rajoneve, duke e lehtësuar qasjen për të rinjtë në  mjedisin e punës, të kuptuarit më të mirë të elementeve kyçe të aftësive për punësim dhe zhvillimin e shëndoshë të biznesit, si dhe platforma të përbashkëta  ndërkufitare  për përkushtimin reciprok për t’i ndihmuar të rinjtë.

Në punëtori pati edhe debate dhe diskutime të shumta  rreth punësimit të të rinjve nga ty dyja anët e kufirit, ku janë të përfshirë universitetet dhe shkollat e mesme, si dhe zyrat për punësim të të dyja rajoneve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button