Spec djegës për marrëdhënie më të mirë

Edhe pse fusha e afrodiziakëve natyrorë ende nuk është hulumtuar sa duhet, me siguri mund të thuhet që disa ushqime i japin trupit më shumë energji, vënë në lëvizje libidonë tuaj dhe ju japin orgazma më të mira.

Duke iu falënderuar ushqimit të caktuar, jetën tuaj intime mund ta ngrini në nivel më të lartë. Në mes afrodiziakëve më të mirë natyrorë është speci djegës. Ai përmban kapsaicinën, molekulën çudibërëse, e cila nxit eksitimin i cili manifestohet përmes djersitjes, ndjesisë së therjes, rrahjeve të shpejta të zemrës dhe skuqjes së faqeve, shkruan Koha Ditore.

Ndoshta nuk e keni ditur, por edhe banania është afrodiziak i fortë, që ndihmon lirimin e serotoninës, kimikatit për lumturi”, i cili rregullon funksionet si kontraktimet e mira muskulore, rregullimin e temperaturës, apetitit, ndjenjat e dhimbjes, sjellja, tensioni i gjakut dhe frymëmarrja. Kur është në ekuilibër jep ndjenjën e kënaqësisë dhe relaksimit mental. Përveç kësaj, banania përmban edhe kalium, mineralin, i cili rrit forcën e muskujve. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për orgazëm kulmore.

Sushi është ushqimi tjetër në listën e afrodiziakëve natyrorë për përmirësimin e aktivitetit intimn. Duke iu falënderuar acideve yndyrore omega 3 që i përmban, nxit sekretimin e hormoneve gjatë marrëdhënieve intime. Disa sushi përmbajnë edhe selen, antioksidantin dhe mineralin e fuqishëm, të domosdoshëm për organizmin tonë. Ai nxit punën e testiteve dhe rritjen e numrit të spermatozoideve.

Në listë është edhe xhenxhefili, holluesi natyror i gjakut, i cili ndihmon qarkullimin dhe bimët bishtajore që përmbajnë fitoestrogjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button